Jan 28 - 2021
Filloi projekti “Në kërkim të Shijes!” në kuadër të projektit “Zhvillimi rajonal i rajonit ekonomik perëndim përmes trashëgimisë kulturore” i cili vjen si aktivitet i përbashkët i CHwB Kosova dhe 6 komunave (Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Klinë, Pejë).
Qëllimi i projektit është identifikimi dhe dokumentimi i traditës ushqimore të rajonit të Dukagjinit dhe adaptimi i kësaj tradite për shërbim bashkëkohorë në gastronomi.
Kjo do të mundësoj që fshatrat e qytetet e këtij rajoni sipas mikrozonave të identifikuara të krijojnë karakter të theksuar gastronomik në mënyrë që të rritet oferta dhe vlera për vizitorin.
Bjeshkët e Nemuna dhe fushat e rrafshit të Dukagjinit, krijojnë një kontrast që është reflektuar në traditat ushqimore të banorëve të kësaj zone. Begatisë ushqimore të rajonit i kontribojnë edhe lumenjët e shumtë malorë të cilët janë të degëzuar me jaze si rallë ku tjetër.
Hulumtimi udhëhiqet nga Jeton Jagxhiu - udhëheqës i projektit dhe intervistues, Fejsal Demiraj –hulumtues i gastronomise dhe sous chef në Restorantin Noma në Danimarkë, Somer Spat fotograf dhe Musa Bushrani - tekstshkrues.
Projekti financohet nga Qeveria e Suedisë përmes SIDA-s.