Mar 07 - 2019

SHIJO & VALLËZO trashëgiminë shpirtërore të regjionit lindor

Taste&Dance web baner ALB FINAL

Gjatë muajit tetor të vitit 2014, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) do të organizojë dy pilot aktivitete mbi trashëgiminë shpirtërore në Ferizaj dhe Gjilan në kuadër të Projektit të Përbashkët të BE/KE “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK). Këto aktivitete janë hartuar dhe zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me grupet regjionale punuese (GRP) të përfshirë në projekt dhe ekipi i PDKK në Prishtinë.

Në vijim gjeni informatat më detaje rreth agjendës dhe pjesëmarrjes në aktivitetet e mëposhtme:

1. USHQIMI TRADICIONAL

Ferizaj - 10 Tetor 2014, e premte, ora 11:00 në Mullirin e Nikës

Agjenda:

- Prezantimi i përgatitjes së ushqimit tradicional nga komuniteti

- Mundësi pjesëmarrjeje nga publiku në proces

- Shijimi i ushqimeve tradicionale dhe blerja e tyre

- Prezentimi i punimeve artizanale lokale

- Performancë e valles së Kaçakëve

- Përgaditja e dokumentarit të shkurtë nga aktiviteti i cili do të prodhohet dhe shpërndahet më vonë tek publiku i gjërë

2. VALLET E KARADAKUT

Gjilan - 24 Tetor 2014, e premte, ora 14:00 në Teatrin e Qytetit

Agjenda:

- Prezantimi i programit edukativ për nxënës rreth traditës së Valleve të Karadakut

- Performanca e valleve të Karadakut nga trupa profesionale dhe e fëmijëve të trajnuar

- Premiera e dokumentarit të shkurtë mbi historinë, vlerën dhe tipologjinë e Valleve të Karadakut

- Shpërndarja e DVD-ve me dokumentarë të prodhuar për mysafirë prezent dhe më vonë tek publiku i gjerë

- Koktej rasti

Aktivitetet janë të hapura për publik. Për pjesëmarrës nga Prishtina, do të ketë transport me autobus. Për rezervim të vendit tuaj, ju lutemi shkruani në e-mail: [email protected].

Taste&Dance POSTER_FINAL 3 ALB


Postimi i kaluar


Mar 07 - 2019

Mbahet në Ferizaj manifestimi i ushqimit tradicional


Postimi i rradhës


Mar 07 - 2019

TOUR DE CULTURE 2014: një rrugëtim i gjatë përplot kënaqësi