Mar 07 - 2019

SHPALLJE: Fituesit e bursës për trashëgimi kulturore

[caption id="attachment_3851" align="alignnone" width="604"]Result Rahovec Foto: http://www.vbctulsa.com/ready-set-read/[/caption]

Më datë 19 Shkurt 2015, komisioni përzgjedhës në përbërje prej dy anëtarëve të Komunës së Rahovecit dhe tre anëtarë nga CHwB Kosova, ka vendosur që kandidatët e mëposhtëm kanë plotësuar kriteret e shpallura të konkursit dhe rrjedhimisht janë fitues të bursave për trashëgimi kulturore:

 Nr. Emri dhe mbiemri i kandidatit Fakulteti Nota mesatare Shuma e bursës
1 Ramadan Sokoli Universiteti i Prishtinës - Fakulteti Filozofik - Departamenti i Sociologjisë 9.08 625 €
2 Gresa Morina Universiteti i Prishtinës - Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës - Departamenti i Arkitekturës 9.00 625 €
3 Nexhmedin Sopaj Universiteti i Prishtinës - Fakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë 8.43 625 €
4 Jeton Haxhimustafa Universiteti i Prishtinës - Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës - Departamenti i Arkitekturës 8.17 625 €

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit dhe institucione tjera të nivelit qendror, ka hartuar Planin Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit. Ky plan është hartuar në  kuadër të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 në shtatë komuna të ndryshme të Kosovës. Një nga prioritetet e këtij plani ka qenë edhe projekti “Stimulimi me bursë për studentë të Komunës së Rahovecit në fushën e trashëgimisë kulturore”.


Postimi i kaluar


Mar 07 - 2019

Mbahet diskutimi publik për Hamamin e Madh të Prishtinës


Postimi i rradhës


Mar 07 - 2019

Më shumë se ndërhyrje emergjente: Mejtepi i Haxhi Ymerit