Apr 20 - 2022

THIRRJE PËR APLIKIM: Restaurimi dhe Ripërdorimi i mobiljeve të vjetra në shtëpinë e Hivzi Sulejmanit

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të fushës së arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe fushave të tjera të ngjashme të aplikojnë për Punëtorinë "Heritage Lab"

 10 – 19 maj, 2022

HERITAGE LAB është një projekt edukativ i organizuar nga CHwB Kosova që synon të krijojë mundësi të reja për studentët e arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe fushave të tjera të ngjashme për të mësuar rreth metodave të dokumentimit, ruajtjes, ringjalljes dhe interpretimit të trashëgimisë kulturore përmes punës praktike "të drejtpërdrejt" dhe ligjëratave plotësuese. HERITAGE LAB është një aktivitet i zhvilluar "në vend", në mënyrë që problemet e një lokaliteti të trashëgimisë të inspektohen drejtpërdrejt dhe zgjidhjet për trajtimin, interpretimin dhe menaxhimin e tij të jepen në të njëjtën kohë.

Nga data 10 deri në 19 maj 2022, CHwB Kosova në partneritet me Fondacionin 17 organizojnë një Kamp të Restaurimit në Shtëpinë Hivzi Sulejmani në Prishtinë, ku rreth 20 studentë dhe profesionistë të rinj do të mësojnë teknikat e restaurimit të mobiljeve të vjetra duke i ripërdorur ato pë rezidencën e re të artistave.

Kjo punëtori implementohet nga CHwB Kosova në partneritet me Shtatëmbëdhjetë dhe financohet nga Embassy of Sweden in Prishtina nga fondet e SIDA.

PËRSHKRIMI I SHKURTË I LOKALITETIT

 E ndërtuar në fillim të shekullit XX, shtëpia e shkrimtarit të njohur Hivzi Sulejmani gjendet në lagjen Taslixhe në Prishtinë. Suljemani u tërhoq herët nga jeta publike në moshën 53 vjeç dhe bëri një jetë të veçuar në shtëpinë e tij në periferi të Prishtinës deri në fund të jetës. Në vitin 1975, para se të vdiste, ai me testament kishte lënë që prona e tij t’i kaloj Komunës së Prishtinës dhe të shfrytëzohet për bibliotekë për fëmijë e t’i shërbejnë librit. Aty shkroi edhe tregimin e tij të fundit “Një gjeth e një njeri”.

SI TË APLIKONI?

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, jo më vonë se 29 Prill 2022, përmes e-mailit: [email protected]. Kur dorëzoni aplikacionin me e-mail, ju lutemi shkruani në rreshtin e subjektit "Aplikimi për Heritage Lab 2022: Restaurimi dhe Ripërdorimi i mobiljeve të vjetra ” (Emri Mbiemri)”.

Për çdo informacion shtesë të nevojshëm në lidhje me punëtorinë, ju lutemi na kontaktoni me telefon:  +383 (0) 38 754 866, e-mail: [email protected].

SHPENZIMET

Projekti do të mbulojë të gjitha shpenzimet e punëtorisë. *Akomodimi dhe transporti nuk janë të përfshira në këtë punëtori.

 

SHËNIM: Të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen pas përfundimit të punëtorisë.


Postimi i kaluar


Apr 20 - 2022

SHPALLEN PËRFITUESIT E HERITAGE SPACE VI


Postimi i rradhës


May 31 - 2022

THIRRJE PËR APLIKIM: UPCYCLE CAMP