Mar 07 - 2019

Trashëgimia bashkon fëmijët e dy komuniteteve të ndryshme

Gjatë periudhës dhjetor 2013 – shtator 2014, në bashkë-organizim të zyrës së CHwB në Kosovë dhe dy OJQ lokale nga Dragashi "Qendra" dhe "Renesansa" është zbatuar projekti “Ta njohim trashëgiminë tonë kulturore”. Në kuadër të këtij projekti janë organizuar vizita të ndryshme edukative nëpër lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Qëllimi i vizitave ka qenë përfshirja dhe njohja e fëmijëve të komunës së Dragashit me vlerat e trashëgimisë kulturore të komunës së Dragashit dhe të Kosovës.

IMG_2442

Pamje gjatë vizitës në Dragash

Dy organizatat lokale partnere kanë organizuar tetë vizita edukative, dy prej të cilave janë mbajtur në Dragash dhe gjashtë të tjera në qytetin e Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Prishtinës. Gjatë vizitave, fëmijët kanë qenë të shoqëruar nga arsimtarë dhe prindër të tyre si dhe nga stafi i drejtorisë së edukimit të komunës së Dragashit. Veçantia e këtyre vizitave ishte se gjashtë prej tyre janë organizuar me tri shkolla të komuniteti shqiptar, tri me atë boshnjak dhe dy të tjera me pjesëmarrës të përzier nga të dyja komunitetet. Në kuadër të vizitave janë organizuar edhe sesione të përbashkëta me nxënës ku merreshin përshtypjet e tyre rreth lokaliteteve të vizituara.

Grupet përfituese të projektit kanë qenë nxënësit e shkollave të mesme të ulëta të rajonit të Opojës (shkolla “Sezai Surroi” nga fshati Bellobrad, “Ulina” nga fshati Kosavë, “Samidin Emini” nga fshati Kuk dhe “Ilmi Bahtjari” nga fshati Blaq) dhe rajonit të Gorës (“Svetlost” nga fshati Krushevë, “Restelica” nga fshati Restelicë, “Zenuni” nga fshati Brod dhe “9 Maji” nga fshati Rapqe).

dragash_gj_01   dragash_pr_01 dragash_pe_01   dragash_pe_02 

Pamje gjatë vizitës në Gjakovë, Prishtinë dhe Pejë

“Jam shumë i lumtur që isha pjesë e kësaj iniciative të rrallë në komunën tonë ku vizituam monumentet e trashëgimisë kulturore të komunës sonë por edhe të qyteteve të ndryshme të Kosovës. Pjesa më interesante e vizitave ishte se në çdo lokalitet ishim të shoqëruar nga ciceronë dhe informatat që i morëm ishin të rëndësishme jo vetëm për nxënësit por edhe për ne si staf arsimor” u shpreh mes tjerash arsimtari Muharrem Qafleshi.

Projekti ka përfshirë mbi 250 pjesëmarrës në të gjitha vizitat ku rezultati kryesor mund të potencohet njohja e fëmijëve të Dragashit  me lokalitet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të komunës së tyre dhe të qyteteve tjera të Kosovës; ngritja e vetëdijes tek fëmijët e kësaj komune; shkëmbimi kulturor mes fëmijëve të komunitetit shqiptar dhe atij boshnjak si dhe promovimi i trashëgimisë përmes ekspozitës së përbashkët të nxënësve të organizuar në fund të projektit.

dragash_pz_03dragash_pz_01   dragash_pz_02dragash_pz_07   dragash_pz_08dragash_pz_05Pamje gjatë vizitës në Prizren

Projekti “Ta njohim trashëgiminë tonë kulturore” ka qenë një nga prioritetet e Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Dragashit. Ky prioritet është identifikuar në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 të hartuar nga CHwB, Komuna e Dragashit dhe institucione tjera të nivelit qendror.


Postimi i kaluar


Mar 07 - 2019

Strategjia e funksionalizimit të Çarshisë së Gjakovës


Postimi i rradhës


Mar 07 - 2019

Trashëgimia në agjendë të festivalit të këngës së fëmijëve