Aug 22 - 2010
Në vitin 2008 Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) ka nënshkruar një kontratë me UNESCO për restaurimin dhe konservimin e pikturave murale dhe dekorimeve të drurit në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë.
Aktivitetet e para të implementimit të projektit të parë të UNESCO-s në Kosovë kanë filluar në fund të Marsit 2008. Gjatë procesit ka pasur një bashkëpunim dhe mirëkuptim nga ana e Bashkësisë Islame të Gjakovës si dhe komunitetit vendor mbi punët vijuese që do të kryhen në objektin e tyre. Gjatë parapërgatitjes së projektit, dhe nëpërmjet dokumenteve dhe analizës mbi dëmtimet, CHwB-ja ka formuar ekipin e konservatorëve, të cilët do të merren me zbatimin e projektit në fjalë, pra kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve të ekspertizës vendore, pasi që pjesëtarët e ekipit vinin nga institucione të ndryshme vendore.
Konservimi dhe restaurimit i pikturave është zbatuar nga ana e dy ekspertëve: Nihad Cengic nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe Eliza Stefanini nga Italia. Konservimi dhe restaurimi i elementeve dekorative të drurit është zbatuar nga Tody Cesar nga SHBA-ja. Në të dyja rastet, ekspertët me përvojë janë përkrahur nga gjashtë ekspertë vendorë. Projekti është kryer gjatë periudhës Mars 2008 – Prill 2009 dhe ka kushtuar 115.000 Euro