Reagimi Kulturor i Ballkanit për Ndihmë ndaj Emergjencave

Oct 28 - 2016

Tre fondacionet e CHwB-së (CHwB Shqipëri, CHwB Bosnje dhe Hercegovinë dhe CHwB Kosova) kanë bashkuar forcat për të ndërtuar mbi rezultatet e kaluara në fushën e përgatitjes mbi rrezikun dhe reagimin ndaj fatkeqësive.

Duke u kthyer prapa në tre shtete (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë), programi i trajnimit 23 ditësh Reagimi Kulturor i Ballkanit për Ndihmë ndaj Emergjencave  (B-CARE) do të realizohet me tre ndërhyrje në shtetet në fjalë, lidhur me përgatitjen dhe reagimin në rast fatkeqësish me fokus në artefakte muzeale, ndërtesa historike dhe trashëgimi jo materiale.

Përmes këtij trajnimi, 30 profesionistë të trashëgimisë (studentë dhe profesionistë të rinj) që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa Lindore dhe Lindja e Mesme do të mësojnë për ndihmën e parë në trashëgiminë kulturore përmes trajnimeve gjithëpërfshirëse si në teori ashtu dhe praktikë, pasi që trajnimi është dizajnuar në bazë të metodologjisë së Kampeve Rajonale të Restaurimit të CHwB-së- fituese të çmimit.

Të 3 Kurset do të mbahen në një kohë, duke e lëvizur grupin nga shteti në shtet. Trajnimi do të fillojë në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të vazhduar në Kosovë dhe do të përfundojë në Shqipëri. Në këtë mënyrë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përjetojnë kontekstin e njëjtë por edhe të ndryshëm të trashëgimisë kulturore dhe çështjet në lidhje me të në gjithë rajonin. Ata gjithashtu mund të gjejnë ngjashmëri me kontekstin ku jetojnë në një ose më shumë vende.

B-CARE lejon një gamë të gjerë të njerëzve me përvojë të ndryshme të trajnohen në ndihmën themelore të parë në trashëgiminë kulturore; mbledh informacion në lidhje me nevojat e trajnimit të ardhshëm mbi ndihmën e parë të trashëgimisë; mundëson përjetimin e  punës në grup dhe shkëmbimin ndërkulturor mes pjesëmarrësve, duke thyer barrierat; përmirëson përgatitjen dhe reagimin në rast fatkeqësish në Ballkanin Perëndimor duke rritur kapacitetet e institucioneve lokale të trashëgimisë dhe individëve – duke ju ofruar atyre njohuri dhe mjete për të përmbushur nevojat e tyre.