Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Lajme

Prizreni Mirëpret Kampin e Parë të Interpretimit në Rajon

Të premten mbrëma, pjesëmarrësit e kampit të 25-të Rajonal të Restaurimit u mblodhën në Prizren për të shenjuar fundin e një Kampi të sukesshëm dhe festuar arritjet e tyre. Përgjatë dy javëve, 20 pjesëmarrës nga 7 vende të ndryshme u mblodhën tok për të mësuar bazat e interpretimit të trashëgimisë dhe për të dalë me…

“Etno Fest Glaviçica” gjallëron jetën kulturore në Partesh

Një numër i madh i banorëve i janë përgjigjur festimit të ngjarjes “Etno Fest Glaviçica”, e cila ringjalli jetën kulturore jo dhe aq të pasur të kësaj komune të vogël të banuar nga komuniteti serb. “Etno Fest Glaviçica” u hap më 11 gusht dhe zgjati deri më 25 shtator 2015 me qëllim të ringjalljes së…

CHwB kontribuon në Shkollën për Planifikim e Zhvillim Urban

Gjatë datave 23-25 tetor 2015 në Shkodër (Shqipëri) është mbajtur moduli i dytë i Shkollës për Planifikim dhe Zhvillim Urban mbi temën “Trashëgimia kulturore dhe Planifikimi urban”. Gjatë këtij moduli janë mbajtur sesione nga Eliza Hoxha dhe Luan Nushi lidhur me përfshirjen e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor në Kosovë. Sali Shoshi (drejtor) dhe Enes…

Deklaratë e shoqërisë civile pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

KËRKOJMË RISHIKIM TË POZICIONIT NË DIALOG DHE PËRGJEGJËSI POLITIKE 10 nëntor 2015, Prishtinë Dështimi i anëtarësimit në UNESCO është ndër goditjet më të fuqishme ndaj shtetësisë dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës. Ne, organizatat e shoqërisë civile dhe individët nënshkrues të kësaj deklarate besojmë që ky moment nuk guxon të kalohet pa përgjegjësi politike dhe rishikim…

Mbyllet faza emergjente në urën më emblematike të Gjakovës

Një nga dhjetë urat më të mëdha të rajonit, Ura e Terzive ka shërbyer për lidhje të tregtisë në mes të komuniteteve të ndryshme dhe me një rëndësi të veçantë arkitektonike ajo përfaqëson një simbol të së kaluarës, si dhe është një monument që përfaqëson domosdoshmërinë dhe jetën. Punimet ndërhyrëse filluan më 13 korrik 2015…

Ceremonia e inaugurimit në kishën mesjetare Shën Shpëtimi

Më 19 nëntor 2015, tek lokaliteti i ”Gllaviçicës”, në fshatin Budrigë e poshtme të Komunës së Parteshit, është mbajtur ceremonia e vënies së gurthemelit të objektit përcjellës të Visitatorium-it në kishën mesjetare tanimë të konservuar Shën Shpëtimi. Lokaliteti arkeologjik ”Gllaviçica” është lokalitet shumështresor me kultura të vendbanimit parahistorik nga Neoliti, kultura e Starçevës (5000 vjet…

Për herë të parë në Kosovë mbahet kuizi i diturisë për trashëgimi

Gjatë këtij muaji, në Komunën e Vushtrrisë, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë ka organizuar kuizin e diturisë “Trashëgimia fillon me ty”. Ky është kuiz i parë i llojit të vet, që përfshinë tematikën e trashëgimisë kulturore që është organizuar në këtë komunë por edhe më gjerë në Kosovë. Ky projekt ka synuar…

Kulla e konsoliduar e Dukajve, në pritje të vizitorëve

Përmes mbështetjes së shoqatës së trashëgimisë kulturore të Zvicrës Schweizer Heimatschutz, zyra e CHwB-së në Kosovë ka përfunduar intervenimin shpëtues në kullën e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit. Intervenimet e kryera përfshijnë konsolidimin e kulmit dhe të konstruksionit meskatësh, krijimin e qasjes në ndërtesë dhe revitalizimin e odës së mysafirëve. Kulla e…

Komuniteti i Zatriqit me hapësirë të re për takime, mësim e lutje

Xhamia e fshatit Zatriq në Komunën e Rahovecit është trajtuar si pjesë e programit të Reagimit Emergjent Kulturor, financuar nga Fondi Princ Claus për Kulturë dhe Zhvillim në bashkëpunim me CHwB-në në Kosovë dhe komunitetin e fshatit. Xhamia e fshatit Zatriq ishte objekt i shkatërrimit të luftës së fundit (1999). Një bombë ka dëmtuar hyrjen…

Konservohet një nga katër Namazgjahet e mbetur në Ballkan

Projekti i restaurimit të Namazgjahut të Opojës që gjendet në fshatin Buzez të Komunë së Dragashit është hartuar nga CHwB zyra në Kosovë dhe u miratua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tetor të vitit 2014. Punimet konservuese kanë filluar në fund të vitit 2014, për tu përmbyllur në muajin tetor të vitit…

Vushtrria pajiset me shenjëzim për trashëgimi kulturore

Qyteti i Vushtrrisë, si një ndër më të vjetrit në Kosovë, ngërthen në vete asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore që prezantojnë periudha të ndryshme të jetesës në këtë komunë. Disa prej këtyre monumenteve janë restauruar dhe po shërbejnë për qëllime kulturore e multifunksionle dhe janë në pritje të vizitorëve të tyre. Shenjëzimi i këtyre…