Viti i ri 2015 me adresë të re të CHwB në Kosovë

Të nderuar miq dhe partnerë, Duke ju uruar një vit të ri të begatë dhe të suskesshëm, ju njoftojme që kemi kaluar në zyre me adresë të re tek: Rruga Idriz Gjilani, Hyrja 4 – nr.9, 10000 Prishtinë (Lagja Dardania, pas përmendores së Bill Klintonit, tek pllatoja). Numri ynë i ri i telefonit dhe faksit: […]

TRASHËGIMIA VLEN – Konferencë ndërkombëtare në Leuven, Belgjikë

TRASHËGIMIA VLEN – Konferencë ndërkombëtare mbi ndikimin ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe kulturor të trashëgimisë (3-6 shkurt, 2015) Kështjella Arenberg – Leuven, Belgjikë. Kjo ngjarje do të sjellë së bashku politikëbërësit evropianë dhe studiues ndërkombëtarë të përfshirë në trashëgimi kulturore. Ky edicion i Qendrës Ndërkombëtare për Konservim Raymond Lemaire (KU Luven) për temën e javës vjetore […]

Rishpallje e konkursit të bursave për studentë të Rahovecit

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit dhe institucione tjera të nivelit qendror, ka hartuar Planin Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit. Ky plan është hartuar në  kuadër të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 në shtatë komuna të ndryshme të Kosovës. Një nga prioritetet e këtij […]

Grant i ri për pjesëmarrjen aktive të publikut në planifikim

Zyrja e CHwB në Kosovë ka nënshkruar kontratën e grantit të ri me “ Partneritetin për Zhvillim“ (projekt ky i financuar nga USAID) për promovimin e pjesëmarrjes aktive të publikut në planifikim hapësinor komunal. Objektivi kryesorë i këtij projekti  është fuqizimi i të gjitha grupeve të komuniteteve, e në veçanti ato të grave, të rinjve […]

Intervenimet në bibliotekën e qytetit tanimë kanë përfunduar

  Intervenimi në bibliotekën e Hivzi Sylejmanit në Prishtinë është realizuar në kuadër të Programit të intervenimeve emergjente në kulturë, financuar nga Fondi për Kulturë dhe Zhvillim i Princit Klaus në bashkëpunim me Trashëgiminë Kulturore pa Kufi, zyra në Kosovë. Punët ndërhyrëse kanë filluar më 23 shtator dhe kanë përfunduar në fillim të muajit dhjetor […]

Mbahen takimet e forumeve lokale të shtatë komunave partnere

  Prej datës 21 deri 24 Dhjetor 2014 janë mbajtur takimet e VIII-ta të rregullta të Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore. Këto takime janë mbajtur në kuadër të programit katërvjeçar (2012-2015) të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në shtatë komuna të Kosovës. Takimet janë bashkë udhëhequr nga menaxheri i programit, Enes Toska dhe koordinatorët lokal […]