Forumi Lokal për Trashëgiminë Kulturore ka bashkuar politikëbërësit e nivelit qendror dhe lokal, profesionistët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, të rinjtë, gratë dhe burrat, në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrjen për të ardhmen e trashëgimisë kulturore në komunën e tyre. Pavarësisht dallimeve të tyre, ata kanë arritur të bien dakord për Planin e Trashëgimisë si një dokument i përbashkët, i cili përcakton prioritetet në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Plani i propozuar është shqyrtuar në dëgjime publike, ndonjëherë modeste, me qëllim që pjesëmarrja të jetë sa më gjithëpërfshirëse.
KAH DRITA III sjell në Junik një festë të trashëgimisë, kulturës dhe jetës në bjeshkë
Edicioni i tretë i festivalit KAH DRITA do të mbahet më 4 dhe 7 korrik në Junik, duke sjellë një...


