Meqë tema e sivjetshme ishte transhumanca, një pjesë të festivalit vendosëm ta kalonim aty ku kjo traditë vazhdon ende. U nisëm nga Prishtina drejt Bjeshkës së Gjeravicës, ku na mikpriti familja e Islam Krasniqit, e cila prej fillimit të verës jeton në stan.
Gjatë vizitës, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” solli një performancë me këngë e valle tradicionale, ndërsa familja Krasniqi na shtroi një drekë me gatime tradicionale.
Faleminderit familjes Krasniqi për mikpritjen dhe të gjithëve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi 
Festivali është pjesë e projektit “Mirdita Junik”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri – Kosovë, dhe që zbatohet në partneritet nga CHwB Kosova, Komuna e Junikut, Bashkia Mirditë Mirditë dhe UET Center.


