Në kuadër të festivalit KAH DRITA III, u përurua ballkoni panoramik në Gjocaj të Junikut, i realizuar përmes projektit “Mirëdita Junik”, pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ceremonia e përurimit u hap me fjalët përshëndetëse të drejtorit të CHwB Kosova, Sali Shoshi, kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, dhe zëvendësministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha. Ata theksuan rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e turizmit, promovimin e peizazhit kulturor të Junikut dhe krijimin e një pike të re atraktive për vizitorët.
Pas fjalimeve, ceremonia vazhdoi me prerjen simbolike të shiritit, duke shënuar zyrtarisht hapjen e ballkonit panoramik për qytetarët dhe vizitorët.


