Ekspozita “Bota magjike e qilimave të Prizrenit” prezanton 200 fotografi dokumentare të cergave, qilimave dhe përparëseve të rajonit të Prizrenit. Për qëllime krahasimtare, janë marrë në shqyrtim qilimat e vendeve të tjera si të Republikës së Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Ekspozita prezanton 20 modele të ndryshme të qilimave, prej të cilëve artizanë të shkathtë mundë të punojnë çanta, kuleta dhe suvenire.
Qëllimi i ekspozitës është ngritja e ndërgjegjes së shoqërisë civile për pjesëmarrjen aktive në ruajtjen dhe promovimin e qilimave të rajonit të Prizrenit. Objektivi i ekspozitës është krijimi i biznesit të punimit të qilimave në Prizren, i cili është faktor i qëndrueshëm për zhvillimin e etno turizmit.
CHwB Kosova dhe Komuna e Ulqinit bashkojnë forcat për avancimin e muzeve të komunitetit
Dje mikpritëm në zyrat e CHëB Kosova zyrtarë të Komunës së Ulqinit, partnerin tonë në projektin "S.T.E.P. in Community Museums"...


