Përshpejtimi i urbanizimit gjatë dekadës së fundit e ka shpejtuar zhvillimin e qytezave dhe qyteteve në tërë botën, dhe ka rritur
shkallën në të cilën duhet të punojnë administratat qendrore dhe rajonale. Më shumë se gjysma e popullatës së botës tani është urbanizuar, shifër kjo që parashihet të rritet në 69% deri më 2050.¹ Në të njëjtën kohë, problemet, konfliktet, dhe pabarazitë që hasen në këto zona urbane po shumëfishohen. Shtytja për zhvillim ekonomik dhe social ka krijuar një varg prioritetesh që janë të orientuara drejt tregut
dhe që për nga struktura janë globale, duke sjell në disa aspekte përmirësime në standardin e jetës dhe pasuri, por shpesh në dëm të
komuniteteve lokale, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit natyror.
Portrete të Zonave Historike në Kosovë dhe Rajonin Ballkanik


