Dy fjalë për katalogun
Prizreni, ç’ishte, ç’është dhe ç’do të jetë? Pyetjen e Sami Frashërit për Shqipërinë, të transformuar, po e parashtrojmë
për Prizrenin. Se ç’ishte dhe ç’është, një përgjigje sado kufizuar na ofron ky katalog karahasues. Ndërsa na mbetet të
shohim se çfarë e ardhme e pret qytetin. Në fakt, pasi që të ecni nëpër histori përmes fotografive në faqet e këtij katalogu, në
fund, fare lehtë mund ta parashikoni të ardhmen e këtij qyteti. Do të vëreni se për një kohë shumë të shkurtër, madje vetëm
për disa dekada, Prizreni është transformuar totalisht. Madje në disa raste (fotografi) as që dallohet se fjala është për
Prizrenin.
Prandaj, nuk keni nevojë për aftësi të mëdha profetike për të ditur se ç’po e pret Prizrenin. Nëse vazhdohet
me qasje të njëjtë, me neglizhencë totale ndaj vlerave të qytetit, atëherë e ardhmja e tij do të jetë edhe më e degraduar. Identiteti i qytetit do të transformohet në një masë të atillë, që edhe fotografitë e vitit 2009 të cilat janë pjesë e këtij katalogu,
do të jenë një realitet i dëshirueshëm për të gjithë ne.


