Sali Shoshi është arkitekt i angazhuar për 25 vjet në konservimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Si pjesë fondacionit Trashegimia Kulturore pa Kufij, ai merr pjesë në shumë iniciativa dhe ngjarje ndërkombëtare për të diskutuar sfidat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në kontekstet e pas konfliktit dhe tranzicionit.
Për Shoshin, trashëgimia kulturore është thelbësore për formimin e identitetit të popullit dhe përbën një burim të rëndësishëm për zhvillimin lokal. Ai e thekson rëndësinë e dokumentimit të trashëgimisë, proces ky që ndihmon në ruajtjen e historisë dhe traditave për brezat e ardhshëm. Në një botë ku trashëgimia është e rrezikuar nga katastrofat natyrore dhe shkatërrimet e qëllimshme, dokumentimi dhe mbrojtja e saj bëhen më kritike se kurrë.