Sali Shoshi

Sali Shoshi është arkitekt i angazhuar për 25 vjet në konservimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Si pjesë fondacionit Trashegimia Kulturore pa Kufij, ai merr pjesë në shumë iniciativa dhe ngjarje ndërkombëtare për të diskutuar sfidat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në kontekstet e pas konfliktit dhe tranzicionit. Për Shoshin, trashëgimia kulturore është thelbësore për […]
Nol Binakaj

Nol Binakaj është Zëvendësdrejtor i Zyrës dhe Koordinator i Programit për Rijetësim Adaptiv të Ndërtesave dhe Lokaliteteve Historike në Fondacionin Kosova Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB Kosova, ku është i angazhuar aktivisht që nga viti 2005. Ai ka udhëhequr dhe koordinuar projekte të shumta të fokusuara në konservimin dhe rijetësimin adaptiv të ndërtesave të […]
Adea Mekuli

Adea Mekuli është menaxhere e lartë projektesh dhe profesioniste në zhvillim urban me mbi një dekadë përvojë në zhvillim strategjik, planifikim hapësinor dhe trashëgimi kulturore, duke punuar në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Aktualisht, ajo është Menaxhere e Programit për Planifikim të Integruar dhe Analizë, ku udhëheq dizajnimin dhe zbatimin e Distrikteve Kulturore në Nivel […]
Alban Morina

Alban Morina është Menaxher Programi në CHwB Kosova, ku udhëheq platformën “Trashëgimia Kulturore si e Drejtë e Njeriut” dhe është i angazhuar me organizatën që nga viti 2014. Ai ka përvojë të gjerë në menaxhimin e programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar të financuara nga Bashkimi Evropian, veçanërisht ndërmjet Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. […]
Arbenita Gashi-Kurti

Arbenita Gashi-Kurti është arkitekte me mbi dhjetë vite përvojë dhe mban titullin Master i Shkencave në Arkitekturë nga Universiteti i Prishtinës. Ajo është pjesë e organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) që nga viti 2015, duke kontribuar në dokumentim, dizajn arkitektonik dhe mbikëqyrje të aseteve të trashëgimisë kulturore. Gjatë viteve 2026–2027, CHwB Kosova do të […]
Aulona Muqa

Aulona Muqa punon si Zyrtare për Financë dhe Administratë në CHwB Kosova. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Financë dhe Kontabilitet në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe aktualisht është në proces të certifikimit profesional pranë SCAAK si kontabiliste e certifikuar, duke qenë njëkohësisht edhe anëtare e Shoqatës së Kontabilistëve. Ajo ka përfunduar trajnime […]


