Vizitë studimore në Gjakovë me nxënësit e shkollës “Asllan Thaqi”

35 nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Asllan Thaqi” nga Karaçeva e Poshtme, Komuna e Kamenicës, morën pjesë në një vizitë studimore në qytetin e Gjakovës, të organizuar nga CHwB Kosova në kuadër të aktiviteteve për njohjen e trashëgimisë kulturore.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me vlerat e trashëgimisë kulturore duke vizituar Çarshinë e Madhe, Xhaminë e Hadumit, Sahat Kullën e Gjakovës, Hanin e Haraçisë dhe Muzeun Etnografik të Gjakovës.

Kjo vizitë u shërbeu per t’i afruar nxënësit me historinë, arkitekturën dhe jetën tradicionale të qytetit të Gjakovës.

Latest Posts