Ky dokument përmban një analizë të shpenzimeve komunale për
sektorin e kulturës, rinisë, sportit dhe rekreacionit për vitet 2018-2021
në komunat perëndimore të Kosovës: Deçan, Gjakovë, Istog, Junik,
Klinë dhe Pejë. Drejtoria përgjegjëse për këto fusha është ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Prandaj, analiza e paraqitur më poshtë, në
çdonjërën prej komunave përqendrohet në këtë drejtori. Të dhëna më
të detajuara ekzistojnë për 2018, ndërsa për vitin 2019, 2020, 2021
janë përdorur vetëm parashikimet për shpenzimet totale (dhe jo nënndarje).
Pjesa e parë të kësaj analize përmban disa të dhëna të përmbledhura për të gjashtë komunat. Ndërsa, pjesa e dytë përmban
prioritetet strategjike të komunave në sektorin e kulturës dhe rekreacionit. Këto informata janë marrë kryesisht nga Korniza Afatmesme
Buxhetore (KAB) e secilës komunë.
Grupi i parë nisë trajnimin për dokumentimin digjital të trashëgimisë kulturore
CHwB Kosova ka nisur trajnimin me grupin e parë të institucioneve kulturore në kuadër të Programit për Ngritjen e Kapaciteteve...


