Arkitektura Tradicionale dhe Metodat e Dokumentimit

Shpesh i referuar si Kryeqyteti Kulturor i Kosovës, Prizreni është njëri prej qyteteve më të pasura me trashëgimi kulturore në Kosovë.
Trashëgimia kulturore e Prizrenit shprehet në formën e saj ndërtimore dhe shpirtërore. Xhamitë, Kishat, Teqetë, Urat, Shtëpitë e vjetra tradicionale, lokalitetet arkeologjike, na dëshmojnë për një nivel të lartë të zhvillimit kulturor të qytetit prej antikitetit e deri në ditët e sotme. Kultura shpirtërore e shprehur në jetën shoqërore dhe fetare të qytetarëve të Prizrenit e pasuron edhe më shumë mozaikun, duke i dhënë kuptim traditës dhe mënyrës së jetesës në Prizren. Krahas objekteve fetare të njohura, në Prizren gjenden edhe një numër
i madh i shtëpive të vjetra tradicionale, të ndërtuara në mes të shekujve XVIII-XIX, të cilët kanë vlerë të lartë reprezentative. Në lidhje me karakteristikat arkitektonike dhe urbanistike të objekteve banuese të shekullit XVIII-XIX-XX, flasin shumë shembuj të ruajtur, raporte të shkruara dhe hulumtime shkencore dhe profesionale, shtëpi tradicionale karakteristike, të cilat janë ndërtuar nga bejlerët, zanatlinjtë dhe titullarët e asaj kohe. Këto objekte na mundësojnë të kuptojmë shumë në lidhje me zhvillimin e funksionit dhe karakteristikat ndërtimore, arkitektonike dhe urbanistike, mënyrën e jetesës në ato kohë, njëkohësisht kanë vlerë të veçantë në zhvillimin e formësimit arkitektonik të qytetit dhe më gjerë.

Arkitektura Tradicionale dhe Metodat e Dokumentimit

Latest Posts