Aulona Muqa

Zyrtare për Financë dhe Administratë
Aulona Muqa punon si Zyrtare për Financë dhe Administratë në CHwB Kosova. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Financë dhe Kontabilitet në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe aktualisht është në proces të certifikimit profesional pranë SCAAK si kontabiliste e certifikuar, duke qenë njëkohësisht edhe anëtare e Shoqatës së Kontabilistëve.

Ajo ka përfunduar trajnime të ndryshme profesionale në financë, kontabilitet dhe burime njerëzore, përfshirë Akademinë e Burimeve Njerëzore në Creative Hub dhe trajnime për HR nga Staffix. Përveç kësaj, ajo menaxhon kompaninë e saj që ofron shërbime financiare dhe kontabël dhe ka përvojë pune në departamente financiare të kompanive të njohura në industri të ndryshme.

Interesi i saj për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e ka motivuar t’i bashkohet ekipit të CHwB Kosova.