Dje u përmbyll dita e dytë e punëtorisë për Ulpianën

Dje u përmbyll dita e dytë e punëtorisë për Ulpianën
Punëtoria vazhdoi me sesione pune intensive, ku ekspertët pjesëmarrës u ndanë në grupe për të diskutuar thellësisht dhe për të ndarë sugjerimet e tyre mbi vlerat, sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm të Ulpianës.
Pas diskutimeve, secili grup prezantoi idetë dhe rekomandimet e përgatitura, duke kontribuar në një pasqyrë të pasur për hapat e ardhshëm në hartimin e Planit të Konservimit.
Më pas, vijoi edhe prezantimi i Drejtorit të Laboratorit AoRoc, Christophe Goddard, i cili ndau përvoja dhe perspektiva të ekspertizës së tij mbi ruajtjen dhe menaxhimin e lokaliteteve arkeologjike, duke ofruar udhëzime të rëndësishme për procesin e mëtejshëm.
Punëtoria e dytë do të mbahet në javët në vijim, me qëllim përcaktimin e vizionit, hartimin e skenarëve dhe definimin e bazës së programit arkitektonik.

Latest Posts