Erinë Mulolli-Zajmi

Arkitekte
Erinë Mulolli Zajmi është arkitekte me mbi dhjetë vite përvojë profesionale në fushën e arkitekturës dhe hulumtimit. Ajo ka përfunduar studimet e nivelit master në Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës.

Ajo është pjesë e organizatës CHwB Kosova që nga viti 2013, ku angazhimi i saj është fokusuar dokumentimin, hartimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të konservimit, restaurimit dhe adaptimit të aseteve të trashëgimisë kulturore, si dhe angazhimin në procese të planifikimit, menaxhimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë ndërtimore.

Prej vitit 2016, për disa vite me radhë, Erina ka udhëhequr programin Mapping of Cultural Heritage Sites in Kosovo, në kuadër të të cilit është realizuar identifikimi dhe shenjimi i të gjitha aseteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Aktualisht, është e angazhuar në programin për Planifikim të Integruar dhe Analizë, në rolin e Koordinatores për Analizë dhe Hulumtim të të Dhënave Multidisiplinare të Databazës.

Krahas angazhimeve të saj në fushën e trashëgimisë kulturore, ajo është e angazhuar edhe në hartimin dhe realizimin e projekteve të enterierit.