Grupi i parë nisë trajnimin për dokumentimin digjital të trashëgimisë kulturore

CHwB Kosova ka nisur trajnimin me grupin e parë të institucioneve kulturore në kuadër të Programit për Ngritjen e Kapaciteteve Profesionale në Fushën e Trashëgimisë Kulturore, i përkrahur nga Ambasada Suedeze.

Trajnimi ka filluar me një ligjëratë hyrëse mbi dokumentimin digjital të trashëgimisë kulturore, ku pjesëmarrësit u njohën me metodat, pajisjet dhe praktikat që përdoren në këtë proces.

Pas pjesës teorike kemi kaluar në punën në terren, duke bashkëpunuar me secilin institucion për dokumentimin e monumenteve të përzgjedhura. Këtë javë po përmbyllim fazën e dokumentimit në terren, ndërsa javën e ardhshme do të vazhdojmë me procesimin dhe analizimin e të dhënave të mbledhura.

Përmes këtij programi synojmë të forcojmë kapacitetet profesionale dhe të promovojmë përdorimin e teknologjive digjitale në ruajtjen dhe dokumentimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Latest Posts