Idila Ibrahimi ka diplomë Bachelor në Antropologji Kulturore nga Universiteti i Prishtinës.
Hulumtimi i saj në nivelin universitar është fokusuar në ndikimin e teknologjisë dhe mediave të huaja tek të rinjtë në Kosovë, duke eksploruar se si globalizimi formëson identitetin dhe kulturën tek të rinjtë .
Si pjesë e studimeve të saj, ajo ka kaluar një semestër në Bournemouth University, ku ka ndjekur lëndë në Antropologji Sociale dhe Kulturore dhe ka kontribuar në një projekt hulumtues në bashkëpunim me Palladium dhe universitetin.
Përveç kësaj, ajo ka kontribuar në disa iniciativa kërkimore në Prishtinë, duke hulumtuar kujtesën kolektive përmes prizmit të hapësirave urbane dikur funksionale, por sot të braktisura. Me një interes të fortë për të ndërthurur qasjet nga baza e komunitetit me kornizën e shkencave sociale, Idila është e përkushtuar të përdorë antropologjinë e aplikuar për të adresuar sfidat aktuale shoqërore.
Ajo është bërë pjesë e CHwB Kosova në gusht të 2023 si koordinatore e Fellowship-it në programin e Heritage Space.