E gjitha filloi në vitin 2001, në një kontekst ku trashëgimia kulturore nuk ishte prioritare ndaj përmbushjes së nevojave primare të rindërtimit të shtëpive të djegura, me pak fjalë, rikthimit të jetesës normale. Pikërisht në këtë vit, me një fond të Komisionit Evropian dhe Agjensionit Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar, Sida, fondacioni suedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij, restauroi Kullën e njohur si Oda e Junikut, një “institucion” kanunor për zgjidhjen e problemeve shoqërore në shekujt kur ky regjion dhe e gjithë Kosova ishte nën pushtimin Osman. Shumë
organizata dhe pronarë të tjerë në Junik dhe në vise të tjera të Kosovës u motivuan që të investojnë në mbrojtjen e shtëpive tradicionale. Më tutje, bashkëpunimi i CHwB vazhdoi me administratën e Komunës së posaformuar të Junikut. Të motivuar, ata bënë çdo gjë që ështe e mundur që trashëgiminë kulturore ta vënë në qendër të zhvillimit ekonomik të komunës së tyre. Të gjitha dokumentet strategjike të hartuar gjatë këtyre viteve nga komuna dhe nga partnerët e saj u inspiruan nga trashëgimia natyrore dhe kulturore e Junikut.
Dje u përmbyll dita e dytë e punëtorisë për Ulpianën
Dje u përmbyll dita e dytë e punëtorisë për Ulpianën Punëtoria vazhdoi me sesione pune intensive, ku ekspertët pjesëmarrës u...


