Punëtoria për hartimin e Programit Afatgjatë Muzeor të Muzeut të Nënës Terezë

Punëtoria për hartimin e Programit Afatgjatë Muzeor të Muzeut të Nënës Terezë po vazhdon të mbahet në Prizren. Qëllimi i punëtorisë është zhvillimi i strategjisë dhe planit të veprimit të muzeut, përcaktimi i objektivave dhe aktiviteteve kyçe, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve lokalë dhe institucioneve kulturore.

Pjesëmarrësit po punojnë për krijimin e një programi të qëndrueshëm, duke përfshirë përgatitjen e kalendarit të aktiviteteve, identifikimin e nevojave të komunitetit dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të muzeut.

Latest Posts