Panairi “Qëndisjet tradicionale të Prizrenit” prezanton 20 ekzemplarë të endur në vek dhe të qëndisur me gjilpërë, dantella të punuara me gjilpërë dhe fotografi të qëndisjeve. Ekzemplarët janë punuar nga Arife Siqeca /1924 – 1995/. Ajo kreu shkollën zejtare të femrave dhe normalen në Prizren. Punoi në arësim prej vitit 1946 – 1982. Këta ekzemplarë janë punuar rreth viteve 1945 – 1950. Ata do të përcillen gjeneratave të ardhshme si motivim në zhvillimin e mëtejmë të artit popullor në ditët e sotme.Panairi hapet për nder të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane – 2012. Donator: Fondacioni Suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” – zyra në Kosovë.
Donor: Sweden Foundation “Cultural Heritage without Borders”
Digjitalizimi i Peizazheve Kulturore – Rasti i Ulpianës: Shkëmbim Përvojash në Trashëgiminë Digjitale dhe Teknologjinë VR
Përgjatë tri ditëve, projekti “Digital Technologies for Cultural Landscapes” mblodhi profesionistë dhe pjesëmarrës nga fushat e trashëgimisë kulturore, teknologjive digjitale...


