Komunat në Kosovë hasin sot vështirësi të mëdha në shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore në dobi të komunitetit, ndërkohë që edhe rreziku i degradimit të mëtejshëm mbetet i lartë. Dihet tashmë se një faktor shpjegues i kësaj gjendje është niveli jo i mjaftueshëm i dialogut mes komunave dhe institucioneve qendrore si dhe mes institucioneve dhe komunitetit. Gjithashtu dhe buxheti i ndarë për trashëgiminë
kulturore dhe natyrore në nivel të komunave ka qenë i pamjaftueshëm. Po ashtu edhe përfshirja e saj në planifikimin hapësinor dhe urban mbetet formale në shumicën e rasteve, ndërkohe që janë urgjente nevojat për qasje strategjike dheprioritizim të përpjekjeve, qofshin këto në
nivel qendror, lokal apo në sferën e OJQ-ve dhe shoqërisë civile.
Digjitalizimi i Peizazheve Kulturore – Rasti i Ulpianës: Shkëmbim Përvojash në Trashëgiminë Digjitale dhe Teknologjinë VR
Përgjatë tri ditëve, projekti “Digital Technologies for Cultural Landscapes” mblodhi profesionistë dhe pjesëmarrës nga fushat e trashëgimisë kulturore, teknologjive digjitale...


