Punët e kryera në Xhaminë e Hadumit nën menaxhimin e CHwB-së, 2003-2005 Gjatë gjashtë muajve të parë të angazhimit tonë, kemi punuar në mënyrë intensive në gjetjen dhe angazhimin e ekspertëve dhe mjeshtërve më të mirë të mundshëm. Paralel me këtë aktivitet, ne analizuam materialet ekzistuese të objektit dhe hulumtuam materiale të reja të cilat do të mund të përdoreshin. Në dy periudhat verore të viteve 2004 dhe 2005 pasuan këto punë: – Restaurimi i minares duke përfshirë edhe rikonstruimin e petekut të shkatërruar. – Konservimin e gurit të shtyllave të hajatit, fasadave, pjesës së poshtme të minares, gurëve të kornizave të dyerve dhe dritareve, duke përfshirë edhe heqjen e mbushjeve nga llaçi i çimentos dhe riparimet, konsolidimin e gurëve të eroduar dhe zëvendësimin e atyre të dëmtuar. – Ndërrimin e mbulesës së plumbit të kupolës mbi Sallën e Lutjeve. – Restaurimin e hajatit duke përfshirë edhe shtyllat, kurorën e gurit, pllakat e dyshemesë, derën hyrëse të djegur dhe punimin e perdes së hyrjes. – Zvogëlimi i lagështisë në themelet dhe muret duke e ulur nivelin e tokës përreth xhamisë, pastrimin dhe riparimin e themeleve duke i shtuar hidroizolim dhe mënjanuar ujin e shiut nga sipërfaqja afër objektit. – Pastrimi dhe restaurimi i oborrit, duke përfshirë pastrimin e gurëve të varreve dhe riparimin e mureve të oborrit. Pos këtyre punëve të përmendura, janë kryer edhe një numër i punëve më të vogla. Restaurimi i Xhamisë së Hadumit është përkrahur fuqishëm nga autoritetet e trashëgimisë në Kosovë, si Ministria e Kulturës/Divizioni i Trashëgimisë, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës (MMK) të Kosovës dhe IMM-ja lokale.
Dje u përmbyll dita e dytë e punëtorisë për Ulpianën
Dje u përmbyll dita e dytë e punëtorisë për Ulpianën Punëtoria vazhdoi me sesione pune intensive, ku ekspertët pjesëmarrës u...


