Erza Shala

Arkitekte Erza Shala është arkitekte e licencuar, e cila ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Tema e diplomës së saj është fokusuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, fushë në të cilën ajo ka ndërtuar profilin e saj profesional deri më tani. Në këtë fazë të angazhimit të […]
Gresa Kelmendi

Arkitekte Gresa Kelmendi ka përfunduar studimet master në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Që nga viti 2021 punon si arkitekte në organizatën CHwB Kosova. Puna e saj fokusohet kryesisht në dokumentimin digjital të trashëgimisë kulturore, ndërsa aktualisht udhëheq trajnime për dokumentim digjital në kuadër të programit për ngritjen e kapaciteteve profesionale në këtë […]
Idila Ibrahimi

Koordinatore e Fellowship-it HS Idila Ibrahimi ka diplomë Bachelor në Antropologji Kulturore nga Universiteti i Prishtinës. Hulumtimi i saj në nivelin universitar është fokusuar në ndikimin e teknologjisë dhe mediave të huaja tek të rinjtë në Kosovë, duke eksploruar se si globalizimi formëson identitetin dhe kulturën tek të rinjtë . Si pjesë e studimeve të […]
Merita Quranolli Zekolli

Arkitekte, hulumtuese Merita ka diplomuar në vitin 2008 në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Ajo ka mbi 15 vite përvojë pune dhe gjatë kësaj kohe është angazhuar në një numër të madh projektesh si arkitekte, hulumtuese, menaxhere dhe mbikëqyrëse, me theks të veçantë në fushën e trashëgimisë kulturore. Me organizatën CHwB Kosova është […]
Rajmonda Jetullahu

Arkitekte Rajmonda Jetullahu është arkitekte e fokusuar në dokumentimin, menaxhimin dhe prezantimin digjital të trashëgimisë kulturore. Që nga viti 2021, ajo është pjesë e ekipit të Fondacionit Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova). Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar në Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2025 është licencuar në Kategorinë […]


