Erza Shala

Arkitekte
Arkitekte Erza Shala është arkitekte e licencuar, e cila ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Tema e diplomës së saj është fokusuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, fushë në të cilën ajo ka ndërtuar profilin e saj profesional deri më tani.

Në këtë fazë të angazhimit të saj profesional, Erza është e përfshirë në projektin “Konservimi i Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana – Justiniana Secunda”, i cili përfshin punëtoritë, dokumentimin digjital, si dhe përpilimin e projektit nga gjendja ekzistuese deri në detajizimin e projektit zbatues.

Që nga viti 2021 deri më sot, Erza është e angazhuar si arkitekte në CHwB  Kosova, ku ka kontribuar në disa programe dhe projekte të rëndësishme, si: “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse e Dialogut Ndërmjet Komuniteteve dhe Kohezionit Social”, “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse e Ringjalljes Ekonomike në Janjevë”, dokumentimi i gjendjes ekzistuese të monumenteve në rrezik në kuadër të Programit “Distriktet  Kulturore”, programi “Dokumentimi i Trashëgimisë Kulturore përmes Teknologjisë”, si dhe projekti “Konservimi dhe Zhvillimi i Lokalitetit Arkeologjik në Dresnik”.

Angazhimi i saj profesional fokusohet në fushën e dokumentimit dhe konservimit të trashëgimisë kulturore, duke integruar njohuritë profesionale me përvojën praktike dhe përdorimin e metodave bashkëkohore të punës.