Qendra Rajonale e Turizmit

E ndërtuar në shekullin XIX, ‘Kulla e Isufajve’ është kullë tipike Dukagjinase me funksion banimi dhe fortifikimi. Ky tip i Kullave është i shpërndarë gjithandej rrafshit të Dukagjinit (në perëndim të Kosovës) dhe pjesës verilindore të Shqipërisë. Me dallime të vogla, haset edhe në pjesë tjera të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Është e […]

Plani i konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Prizrenit, Kosovë

PRIZRENI s’ka kohë – duhet VEPRIM Prizreni ka një pejzash mahnitës të formësuar nga Zoti, që i fali Lumbardhin dhe gjithë natyrën përreth, dhe jetën që i dha Njeriu. Kjo shkrirje Zot-Njeri në Prizren është e lashtë qysh nga antikiteti. Njeriut, si çdo qenie tjetër e gjallë, ia ka ënda vendet me ujë, tokë pjellore, […]

Zejet Artistike të Prizrenit, Rahovecit dhe Suharekës

Prizreni ka qenë qytet i zejeve dhe i artizanateve dhe gjurmët e këtyre aktiviteteve sot akoma mundë të shihen. Në Prizren, zejet më të përmendura ishin: zejet e armëtarisë, argjendarisë, briskëpunuesve, makasxhive, kazanxhive dhe kallajxhive, zejet e tabakëve dhe të saraçëve, zejet e qeleshepunuesve, të terzinjve dhe të kazazëve, zejet e jorganxhive, të abaxhive dhe […]

Turneu i Kulturës 2011

Tour de Culture është aktivitet çiklistik jo-garues dhe rekreativ, i hapur për të gjithë (profesionistë dhe amatorë, të rinj e të moshuar, meshkuj e femra). STARTI i turit do të jetë nga Kalaja e Novobërdës për të vazhduar rrugëtimin drejt Graçanicës ndërkaq FINISHI do të shënohet para skulpturës Newborn në Prishtinë. Tour de Culture është […]

Rite dhe aktualiteti

Shpeshherë na ndodh që në raste të caktuara të bëjmë ndonjë veprim, qoftë kjo si zakon, ose thjesht si praktikë të vaçantë, pa e ditur mirë domethënien e tyre, e aq më pak historikun dhe lidhjen e tyre me të kaluarën. Një ndër rastet e veçanta të mbushura me praktika janë ritet e motmotit, që […]

Projekte të Konservimit të Integruar në Komunën e Junikut

E gjitha filloi në vitin 2001, në një kontekst ku trashëgimia kulturore nuk ishte prioritare ndaj përmbushjes së nevojave primare të rindërtimit të shtëpive të djegura, me pak fjalë, rikthimit të jetesës normale. Pikërisht në këtë vit, me një fond të Komisionit Evropian dhe Agjensionit Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar, Sida, fondacioni suedez Trashëgimia Kulturore pa […]