Shpeshherë na ndodh që në raste të caktuara të bëjmë ndonjë veprim, qoftë kjo si zakon, ose thjesht si praktikë të vaçantë, pa e ditur mirë domethënien e tyre, e aq më pak historikun dhe lidhjen e tyre me të kaluarën. Një ndër rastet e veçanta të mbushura me praktika janë ritet e motmotit, që përbëjnë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Si dukuri kulturore ritet përmbajnë veprime e praktika shoqërore nga më të ndryshme, ku secila ka domethënien e qëllimin e vet të veprimit dhe të arritjes së efektit në të mirë të njeriut.
Departamenti i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore në bashkëpunim me Organizatën e Etnologëve të Rinjë dhe me përkrahjen e Organizatës Trashëgimia Kulturore pa kufinjë ka realizuar projektin Rite dhe Aktualiteti, që ka për qëllim, hulumtimin, dokumentimin dhe prezantimin e riteve të motmotit . Studentët e Departamentit të Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore kanë patur rastin, që përveç njohurive teorike, t`i hulumtojnë dhe t’i përcjellin drejtpërdrejtë në terren tri rite: Ritin e Verzës, Ritin e Shëngjergjt dhe Ritin e Thirrjes së Shiut.
CHwB Kosova dhe Komuna e Ulqinit bashkojnë forcat për avancimin e muzeve të komunitetit
Dje mikpritëm në zyrat e CHëB Kosova zyrtarë të Komunës së Ulqinit, partnerin tonë në projektin "S.T.E.P. in Community Museums"...


