Plani i konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Prizrenit, Kosovë

PRIZRENI s’ka kohë – duhet VEPRIM
Prizreni ka një pejzash mahnitës të formësuar nga Zoti, që i fali Lumbardhin dhe gjithë natyrën përreth, dhe jetën që i dha Njeriu. Kjo shkrirje Zot-Njeri në Prizren është e lashtë qysh nga antikiteti. Njeriut, si çdo qenie tjetër e gjallë, ia ka ënda vendet me ujë, tokë pjellore, me klimë të përshtatshme. E, Prizreni i ka të gjitha këto: klimë pothuajse mesdhetare, ujë, prroska, kroje, shatërvanë në çdo rrugicë; ndërsa sa të dalësh pak nga Rahoveci – toka pjellore të bollshme, rrush e verë sa të duash.

Njeriu, në Prizren, i bëri vetes strehë. Ndërtoi shtëpi, rrugë, ura, kala. Ai aty foli me Zotin në gjuhë të ndryshme – në qiell të hapur, në kishë, xhami e teqe. Ata ndërtuan edhe pazare e namazgjahë. Në to zanatlinjë tregtonin me Shkupin, Shkodrën, Selanikun, e Stambollin. Qebapë, e më pastaj një kafe shpie, (ne ballkanasit nuk pajtohemi asnjëherë se kafe e kujt është) me një bakllava, më bën të ndihem si në Prizren. Grupi “Gjurmët” i këndojnë trenit për Prizren, një uverturë për rininë dhe dashurinë që bashkëdyzohet me sharmin e Prizrenit. Tash së fundi, Prizreni
ka edhe autostradë që t’çon në Tiranë. Edhepse tash për tash s’ka logo të qytetit, ai e ka festivalin ma
t’mirë në këto vise – Dokufestin.

Plani i konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Prizrenit, Kosovë

Latest Posts