E ndërtuar në shekullin XIX, ‘Kulla e Isufajve’ është kullë tipike Dukagjinase me funksion banimi dhe fortifikimi. Ky tip i Kullave është i shpërndarë gjithandej rrafshit të Dukagjinit (në perëndim të Kosovës) dhe pjesës verilindore të Shqipërisë. Me dallime të vogla, haset edhe në pjesë tjera të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Është e përhapur më tepër në viset rurale dhe malore, mirëpo jo rrallë shfaqet edhe nëpër qytete, si në Pejë dhe Gjakovë.
Digjitalizimi i Peizazheve Kulturore – Rasti i Ulpianës: Shkëmbim Përvojash në Trashëgiminë Digjitale dhe Teknologjinë VR
Përgjatë tri ditëve, projekti “Digital Technologies for Cultural Landscapes” mblodhi profesionistë dhe pjesëmarrës nga fushat e trashëgimisë kulturore, teknologjive digjitale...


