Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Kategoria

Publikime

Plani Zhvillimor Urban (PZHU) dhe Plani Rregullativ Urban (PRRU) i Qendrës Junik

Në qershor të vitit 2009, Komuna e Junikut zyrtarisht ka miratuar Planin Zhvillimor Urban “Junik 2023+” dhe Planin Rregullues Urban “Qendra e Junikut” në mbledhjen e rregullt të Asamblesë Komunale. Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) si koordinuese e tërë procesit ka bërë dorëzimin zyrtar të këtyre planeve me 2 Korrik 2009. Këto janë planet e…

INTERVENIMI ME KOSTO TË ULTË Mbrojtja e trashëgimisë kulturore me buxhet të vogël

Përgjatë dhjetë viteve të pas-luftës Prizreni përjetoi degradimin më të madh përgjatë gjithë historisë së ekzistencës së këtij qyteti. Ndër tjerash, qyteti pësoi shkatërrimin më të madh të objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, ndërsa paralelisht urbanizimi i gabueshëm, kaotik dhe i egër e shndërruan këtë qytet në diçka që nuk kishe qenë asnjëherë më…

Arkitektura folklorike në komunën e Prizrenit dhe të Malishevës

Ekspozita “Arkitektura folklorike në komunën e Prizrenit dhe të Malishevës” prezanton arkitekturën folklorike në komunën e Prizrenit, në regjionin e Hasit të Prizrenit në regjionin e Lumës dhe të Vrrinit dhe në komunën e Malishevës. Arkitektura folklorike në komunën e Prizrenit dhe të Malishevës

VULLNETARIZMI DHE TRASHËGIMIA KULTURORE: Si ta shfrytëzojmë punën vullnetare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Përmbledhje Ekzekutive Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Kosovën e dhjetë viteve të fundit u dëshmua si një nga angazhimet dhe obligimet më problematike të vendit. Përveç politizimit të skajshëm të çështjes së trashëgimisë kulturore, mungesa e fondeve adekuate (si shtetërore ashtu edhe ndërkombëtare), e kombinuar me prioritetin e ultë që iu dha trashëgimisë kulturore, ndikuan…

Prizreni në retrovizore

Dy fjalë për katalogun Prizreni, ç’ishte, ç’është dhe ç’do të jetë? Pyetjen e Sami Frashërit për Shqipërinë, të transformuar, po e parashtrojmë për Prizrenin. Se ç’ishte dhe ç’është, një përgjigje sado kufizuar na ofron ky katalog karahasues. Ndërsa na mbetet të shohim se çfarë e ardhme e pret qytetin. Në fakt, pasi që të ecni…

Turneu kulturor 2009

Duke e parë suksesin e turneut të parë kulturor me 2008, është vendosur që turneu i dytë të mbahet me 27 Shtator 2009. Ky turne me biçikleta do të jetë jo garues nga Juniku për në Gjakovë, dhe prej Gjakovës përmes Rahovecit, në Hoqën e Madhe. Si në vitin e kaluar, pjesë e turneut do…

Trashëgimia e Prishtinës

Fondacioni suedez „Trashëgimia Kulturore pa Kufij“, ka mundësuar botimin e këtij publikimi për të vetmën arsye: që të mobilizohemi për të shpëtuar diçka nga kujtesa për këtë qytet, i cili u “shortua” dhe u eksperimentua disa herë, për të cilin njëri nga autorët në këtë publikim në mes të tjerave thotë: “Prishtinës i është sulmuar…

TRASHEGIMIA KULTURORE DHE KULTURIZMI NE PRIZREN – Publikim i projektit “Forumet e Hapura Qytetare”

Ky publikim është rezultat iprojektit “Forumet e Hapura Qytetare”, implementuar nga EC Ma Ndryshe në financim të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHëB). Qellimi kryesor i projektit ishte nxitja e debatit p€r ndryshimin e qasjes ndaj pasurisd kulturore td qytetit të Prizrenit, me theks të veqantë…

Trashëgimia pas luftës – Restaurimi i Xhamisë së Hadumit

Punët e kryera në Xhaminë e Hadumit nën menaxhimin e CHwB-së, 2003-2005 Gjatë gjashtë muajve të parë të angazhimit tonë, kemi punuar në mënyrë intensive në gjetjen dhe angazhimin e ekspertëve dhe mjeshtërve më të mirë të mundshëm. Paralel me këtë aktivitet, ne analizuam materialet ekzistuese të objektit dhe hulumtuam materiale të reja të cilat…

Ditët e trashëgimisë europiane – Trashëgimia kulturore e Kosovës

Këshilli i Evropës zyrtarisht themeloi “Ditët e Trashëgimisë Evropiane” (DTE) në vitin 1991, përkrahjen e Bashkimit Evropian. Që nga atëherë, Këshillim në mënyrë periodike, ia delegon përgjegjësinë për aspektet praktike të organizimit të DTE-së një zyre koordinuese: “Stichting Open Monumentendag” (Holandë) prej 1991 deri 1994, “King Baudouin Foundation” (Belgjikë) prej 1994 deri 2000 dhe “Centro…

PLANI LOKAL I TRASHËGIMISË KULTURORE – KAÇANIК

Forumi Lokal për Trashëgiminë Kulturore ka bashkuar politikëbërësit e nivelit qendror dhe lokal, profesionistët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, të rinjtë, gratë dhe burrat, në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrjen për të ardhmen e trashëgimisë kulturore në komunën e tyre. Pavarësisht dallimeve të tyre, ata kanë arritur të bien dakord…

PLANI LOKAL I TRASHËGIMISË KULTURORE

Komunat e Kosovës sot po përballen me vështirësi të mëdha në shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore për përfitime të komunitetit, ndërkohë që rreziku i shkatërrimit të mëtejshëm të trashëgimisë kulturore mbetet i lartë. Një shkak shpjegues i kësaj gjendjeje, i cili tashmë vërehet, është niveli i pamjaftueshëm i dialogut ndërmjet komunave dhe institucioneve qendrore, si dhe…