Tour de Culture është aktivitet çiklistik jo-garues dhe rekreativ, i hapur për të gjithë (profesionistë dhe amatorë, të rinj e të moshuar, meshkuj e femra). STARTI i turit do të jetë nga Kalaja e Novobërdës për të vazhduar rrugëtimin drejt Graçanicës ndërkaq FINISHI do të shënohet para skulpturës Newborn në Prishtinë. Tour de Culture është një iniciativë e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe i Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN-HABITAT-it, që të dyja të financuara nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar
(Sida). Ky është një aktivitet unik në Kosovë dhe përbëhet nga një sinergji parimesh që rrjedhin nga Ditët e Trashëgimisë Evropiane (DTE), Java Evropiane e Mobilitetit (JEM) dhe nga programet përkatëse të CHwB-së dhe UN-HABITAT-it. Tour de Culture ‘08, ‘09, ‘10 kanë qenë organizime që kryesisht kanë mbuluar pjesën perëndimore, jugperëndimore dhe atë jugore të Kosovës, e që ka përfshirë zgjedhjen e larmishme të objekteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Në edicionet e ardhshme Tour de Culture do të shndërrohet në një traditë moderne e që do të shtrihet edhe në pjesët tjera të Kosovës.
CHwB Kosova dhe Komuna e Ulqinit bashkojnë forcat për avancimin e muzeve të komunitetit
Dje mikpritëm në zyrat e CHëB Kosova zyrtarë të Komunës së Ulqinit, partnerin tonë në projektin "S.T.E.P. in Community Museums"...


