Këshilli i Evropës zyrtarisht themeloi “Ditët e Trashëgimisë Evropiane” (DTE) në vitin 1991, me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Që nga atëherë, Këshillim në mënyrë periodike, ia delegon përgjegjësinë për aspektet praktike të organizimit të DTE-së një zyre koordinuese: “Stichting Open Monumentendag” (Holandë) prej 1991 deri 1994, “King Baudouin Foundation” (Belgjikë) prej 1994 deri 2000 dhe “Centro Nacional de Cultura” (Portugali) që nga viti 2001. Prej vitit 1999, DTE organizohen si iniciativë e përbashkët me Bashkimin Evropian. Objektivat Qëllimet e shumta të DTE e tejkalojnë idenë bazë të promovimit të qasjes në monumente dhe lokalitetet (arealet), dhe përfshijnë: – afrimin e qytetarëve evropianë me trashëgiminë e tyre kulturore për t’u ndihmuar që ta kuptojnë njëri tjetrin më mirë, përkundër diverzitetit të kulturave dhe gjuhëve; – ruajtjen e trashëgimisë e cila është vazhdimisht e kërcënuar. Kjo është përgjegjësi e autoriteteve publike (shtetit, rajoneve dhe qyteteve), por edhe e organizatave dhe individëve.
Suksesi në rritje i këtij aktiviteti vetëdijsues e përmirëson imazhin e institucioneve publike dhe private që janë përgjegjëse për promovimin e trashëgimisë, duke i bërë zyrtarët publikë dhe individët më të vetëdijshëm për punën që e bëjnë. – promovimi i një qëndrimi më të hapur ndaj të tjerëve, si mjet efikas i luftimit të racizmit, ksenofobisë dhe jotolerancës, në të njëjtën kohë kur luan rolin kryesor në kërkimin e identitetit dhe afirmimin e kujtesës sonë kolektive; – përgatitjen për të ardhmen duke ripërvehtësuar, riinterpretuar dhe ripozicionuar mbetjet kulturore të së kaluarës në implikimet e tyre politike, sociale dhe ekonomike. Që nga 1991, DTE janë forcë shtytëse në promovimin e vetëdijesimit rreth identitetit evropian, jo vetëm në termin kulturor, po edhe në atë social, politik dhe ekonomik. Zbulimi i trashëgimisë së përbashkët, që bëhet edhe më e pasur falë diverzitetit të saj, ndihmon që Evropa të bëhet vend ku njohja, mirëkuptimi dhe pranimi i diverzitetit të njeri tjetrit janë të mundshme.
http://Ditet e trashegimise europiane – Anglisht, Shqip dhe Serbisht


