Donika Gashi

Zyrtare për Komunikim
Donika Gashi është Zyrtare e Komunikimit në CHwB Kosova, ku që nga viti 2025 menaxhon strategjinë e komunikimit të organizatës, mediat sociale dhe angazhimin publik. Ajo krijon përmbajtje multimediale, mbështet fushata dhe ngjarje dhe menaxhon komunikimin në të gjitha platformat sociale.

Donika ka mbi 10 vite eksperiencë në gazetari dhe prodhim mediatik, duke punuar si gazetare, producente dhe moderatore në televizion, podcast dhe platforma digjitale, duke mbuluar çështje sociale dhe ngjarje aktuale në Kosovë. Ajo ka shërbyer gjithashtu si zyrtare per komunikim për OJQ, përfshirë GERMIN dhe Peer Educators Network, duke menaxhuar fushata, mediat sociale dhe projekte dokumentare.

Ajo ka përfunduar Masterin në Gazetari, Media dhe Globalizim në Universitetin e Charles-it në Pragë dhe ka përfunduar vitin e parë të programit Master në Universitetin e Aarhus-it dhe Shkollën Daneze të Gazetarisë dhe Medias (DMJX).