Edona Rugova

Koordinatore Programesh
Edona Rugova ka përvojë të gjerë profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore. Përpara se t’i bashkohej CHwB-së, ajo punoi me Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, duke kontribuar në një sërë iniciativash kërkimore arkeologjike dhe trashëgimi kulturore.

Ajo është pjesë e CHwB Kosova që nga viti 2019, ku kontribuon në mënyrë aktive në zbatimin e projekteve të trashëgimisë kulturore, si dhe në zhvillimin e punëtorive dhe botimeve hulumtuese si dhe aktiviteteve edukative me prioritet komunitetin. Aktualisht ajo është përgjegjëse për funksionalizimin dhe themelimin e Muzeut të Nënës Terezë në Prizren, duke mbikëqyrur procesin e funksionalizimit dhe zhvillimit të programit afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Edona ka diplomë Bachelor dhe Master në Pikturë dhe jashtë punës së saj profesionale, ajo është anëtare aktive e Federatës së Bilardos së Kosovës dhe një mbështetëse e përkushtuar e skenës rajonale të artit.