Kampi Rinor dyditor për Trashëgimi Kulturore

Të shtunën përfundoi Kampi Rinor dyditor për Trashëgimi Kulturore, ku të rinjtë patën mundësi të mësonin, të diskutojnë dhe të angazhoheshin aktivisht për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në komunitetet e tyre.
Dita e dytë e kampit fokusohej mbi rolin e komunitetit dhe institucioneve në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Aktivitetet nisën me prezantimin e përfaqësuesve të Njësitit për Mbrojtjen e Objekteve Kulturore dhe Fetare: Major Besim Hoti dhe Major Drazho Bozhoviq, të cilët folën mbi rolin e Policisë së Kosovës në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Më pas, sesioni “Trashëgimia si përgjegjësi qytetare” i dha mundësi të rinjve të punonin në grupe të vogla për të diskutuar mënyra konkrete të mbrojtjes së trashëgimisë përmes angazhimit qytetar, nën udhëheqjen e Arbër Leshit, Drejtor Menaxhues i Bone Vet, Gjakovë. Grupet prezantuan idetë e tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në komunitetet e tyre, duke reflektuar mbi atë që mësuan gjatë kampit. Aktiviteti përfundoi me një kuiz mbi trashëgiminë kulturore, vlerësimin e kampit, ndarjen e përvojave personale dhe ceremoninë e mbylljes.

Latest Posts