Kampi Rinor për Trashëgimi Kulturore bashkon nxënësit nga katër komunat e Kosovës

Dje nisi Kampi Rinor për Trashëgimi Kulturore, ku rreth 50 nxënës të shkollave të mesme nga katër komuna të Kosovës, nga komunitete të ndryshme, u bashkuan për të mësuar dhe diskutuar mbi trashëgiminë kulturore.
Gjatë ditës, të rinjtë patën mundësi të dëgjojnë disa prezantime dhe ligjërata mbi tema të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Pas çdo prezantimi, ata patën hapësirë të diskutojnë, të ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre, si dhe të bëjnë pyetje që i ndihmuan të thellojnë kuptimin e temave të trajtuara.
Kampin e hapi Alban Morina nga CHwB Kosova, i cili foli për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe zhvilloi një diskutim dinamik me të rinjtë. Më pas, Sejnur Veshall-i prezantoi mbi trashëgiminë kulturore rome, duke nxitur biseda të vlefshme mbi diversitetin kulturor. Aktiviteti vazhdoi me shfaqjen e dokumentarit “N’Rilindje”, pas së cilës autorja, Ervina Halili, diskutoi me pjesëmarrësit mbi rëndësinë e arkivimit dhe rolin e Rilindjes për shqiptarët. Kampi Rinor po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme me aktivitete të tjera që synojnë t’i angazhojnë të rinjtë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Latest Posts