Kalo te përmbajtja
CHwB Kosova — Cultural Heritage without Borders

Ngjarje

Digjitalizimi i Peizazheve Kulturore – Rasti i Ulpianës: Shkëmbim Përvojash në Trashëgiminë Digjitale dhe Teknologjinë VR

Përgjatë tri ditëve, projekti “Digital Technologies for Cultural Landscapes” mblodhi profesionistë dhe pjesëmarrës nga fushat e trashëgimisë kulturore, teknologjive digjitale dhe interpretimit të lokaliteteve arkeologjike, duke vendosur Ulpianën në qendër të diskutimeve dhe punës praktike. Aktiviteti përfshiu vizita në terren, prezantime, ushtrime me realitetin virtual (VR) dhe sesione të përbashkëta të ideimit, me fokus në…

S.T.E.P. in Community Museums: Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar përmes trashëgimisë

Javën e kaluar u zyrtarizua projekti i parë ndërkufitar mes Kosovës dhe Ulqinit, i cili po zbatohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA CBC Mali i Zi–Kosovë 2021–2027, i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti “S.T.E.P. in Community Museums” bashkon CHwB Kosovën, Komunën e Ulqinit dhe Komunën e Junikut rreth një qëllimi të përbashkët:…

Shfaqja dhe diskutimi i “Stina e Stanit” në KAH DRITA III

Në kuadër të KAH DRITA III, u shfaq filmi “Stina e Stanit”, i ndjekur nga një diskutim me regjisorët Clirimtare Januzaj dhe Urtese Zeneli. “Stina e Stanit” është një film etnografik që fokusohet në mbijetesën e blegtorisë sezonale dhe praktikave të transhumancës në bjeshkët e Isniqit (Milishevc). Përmes një angazhimi të drejtpërdrejtë, antropologet Çlirimtare Januzaj…

Fëmijët eksplorojnë traditën e transhumancës përmes lojës në KAH DRITA III

Punëtoria me fëmijë me temën “Transhumanca” ka përfunduar në kuadër të edicionit të tretë të KAH DRITA, duke u ofruar pjesëmarrësve të rinj nga Juniku mundësinë të njihen me një nga traditat më të vjetra të rajonit përmes improvizimit dhe lojës kreative, së bashku me aktoren Hajat Tocilla. Përmes improvizimit, fëmijët rikrijuan udhëtimin sezonal të…

Punëtoria I e KAH DRITA III: “Makina VS Njeriu: Kur duhet përdorur AI?” eksploron etikën e inteligjencës artificiale

Punëtoria e parë e KAH DRITA III u përmbyll me fokus në inteligjencën artificiale. E udhëhequr nga Klest Drançolli nga Madverse Kosova, punëtoria mblodhi nxënës të shkollave të mesme nga Juniku për një sesion me temën “Makina kundër njeriut: Kur duhet përdorur AI?” Gjatë punëtorisë u trajtuan aspekte të ndryshme të inteligjencës artificiale në jetën…

Nesër nis edicioni i tretë i festivalit KAH DRITA në Junik

Edicioni i tretë i festivalit KAH DRITA nis zyrtarisht nesër, më 4 korrik, në peizazhin e veçantë kulturor të Junikut, duke sjellë një program të larmishëm që ndërthur muzikën, trashëgiminë kulturore, natyrën dhe komunitetin. Tema e këtij viti i kushtohet transhumancës, duke vënë në qendër lëvizjen shekullore sezonale të barinjve dhe bagëtive, si dhe rëndësinë…

KAH DRITA III sjell në Junik një festë të trashëgimisë, kulturës dhe jetës në bjeshkë

Edicioni i tretë i festivalit KAH DRITA do të mbahet më 4 dhe 7 korrik në Junik, duke sjellë një program të pasur aktivitetesh që ndërthurin trashëgiminë kulturore, artin, edukimin dhe përvojat në natyrë. Nën temën e këtij viti, transhumanca, tradita shekullore e lëvizjes sezonale të blegtorëve dhe bagëtive drejt bjeshkëve, festivali synon të rikthejë…

Plani i Veprimit për Zhvillimin e Rajonit Ekonomik Perëndim përmes Trashëgimisë Kulturore

Aktiviteti Kryesor: Planifikimi Strategjik; Përfituesit Kryesorë: Institucionet e qeverisjes vendore dhe qendrore; Organizatat dhe profesionistët e sektorit kulturor; Bizneset dhe Organizatat e Shoqërisë Civile nga Industritë Kreative; Institucionet akademike dhe organet kërkimore; Komunitetet lokale dhe diaspora; Afati Kohor: 2020 Financimi: SIDA Vendndodhja: Rajoni Ekonomik Perëndimor: Komuna e Deçanit, Komuna e Gjakovës, Komuna e Istogut, Komuna…