Aktiviteti Kryesor: Angazhimi i Komunitetit të PAK; Përfshirja; Ripërdorimi Adaptiv për Aksesueshmëri; Publikimi.
Partnerët: OJQ Handikos; Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”; Komuna e Prishtinës; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
Përfituesit Kryesor: Personat me aftësi të kufizuara; Organizatat e personave me aftësi të kufizuara;
Turistët dhe vizitorët; Politikëbërësit dhe institucionet;
Afati Kohor: 2024
Financimi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
Vendi: Komuna e Prishtinës
Objektivat Kryesore të Projektit
- Kryerja e një hulumtimi gjithëpërfshirës për të vlerësuar nevojat e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara në lidhje me aksesin në trashëgiminë kulturore;
- Zhvillimi i një Manuali për Qasje të Barabartë në Trashëgiminë Kulturore, duke ofruar udhëzime dhe standarde praktike për dizajn dhe interpretim gjithëpërfshirës;
- Pilotimi i një ndërhyrjeje për aksesueshmëri duke zbatuar përmirësime në aksesin fizik për personat me aftësi të kufizuara në një vend të zgjedhur të trashëgimisë kulturore;
Rezultatet Kryesore të Projektit
- Publikimi i Udhëzuesit për Qasje të Barabartë në Trashëgiminë Kulturore, duke ofruar mjete praktike dhe standarde projektimi
- Përmirësimi i aksesit fizik në një vend të zgjedhur të trashëgimisë kulturore
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe kapacitetit midis institucioneve, profesionistëve dhe komuniteteve mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore të aksesueshme


