C.L.O.S.E.R. – Culture-Led Opportunities for Sustainable Economic Revitalisation

Aktiviteti Kryesor: Rritja ekonomike; Bashkëpunimi ndërkufitar; Ripërdorimi adaptiv; Planifikimi strategjik

Partnerët: Bashkia e Tivarit, Mali i Zi;

Përfituesit kryesorë: OSHC-të që punojnë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore e të tjera; Autoritetet Lokale dhe Qëndrore; Komuniteti lokal; Profesionistët e rinj; Operatorët turistikë lokalë; Turizmi dhe praktikuesit e industrisë së lidhur me turizmin; Turistët/Vizitorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë; Grupet e margjinalizuara;

Afati kohor: 2022 – 2024

Financimi: Bashkimi Evropian;

Vendi: Rajoni Ekonomik Perëndimor në Kosovë: Pejë; Istog; Klinë; Junik; Deçan; Gjakovë; Bashkia e Tivarit në Mal të Zi;

Objektivat kryesore të projektit

  • Të kontribuojë në rritjen ekonomike lokale të zonës së programit përmes shkëmbimit të njohurive dhe njohjes së vlerave të trashëgimisë kulturore, duke forcuar bashkëpunimin midis institucioneve, OSHC-ve dhe komunitetit në Kosovë dhe Mal të Zi.
  • Përmirësimi i mirëqenies së komunitetit në rajonin ndërkufitar përmes krijimit të modeleve të zhvillimit të bazuara në kulturë.
  • Vlerat e trashëgimisë kulturore ndërkufitare njihen, përqafohen dhe promovohen gjerësisht.

Rezultatet Kryesore të Projektit

  • Ripërdorimi adaptiv i një vendi të trashëgimisë kulturore në Kosovë që do të përdoret nga fushat krijuese të nxitura nga praktikat e komunitetit të trashëgimisë kulturore.
  • Shenjat dhe interpretimi i rrugëve kulturore në Qytetin e Vjetër të Tivarit janë vendosur dhe përmirësuar, me fokus të veçantë në interpretimin për grupet e margjinalizuara.
  • Qendra Kreative e rajonit ekonomik Perëndimor në Kosovë është krijuar përmes shembullit të Qendrës Kreative në Tivar.
  • Palët e interesuara përkatëse nga komunat e prekura ndërkufitare, përfshirë të rinjtë, janë trajnuar në fushën e ripërdorimit adaptiv të ndërtesave të trashëgimisë kulturore, interpretimit të vendeve të trashëgimisë dhe menaxhimit të turizmit.

Latest Posts