Brendimi Rajonal “Dukagjin”

Aktiviteti Kryesor: Brandimi Rajonal

Partnerët: Agjencia Skins

Përfituesit Kryesorë: Artizanë vendas, biznese dhe organizata kulturore; Sektori i turizmit dhe ofruesit e shërbimeve; Vizitorët dhe entuziastët e trashëgimisë kulturore; Komunat e Deçanit, Gjakovës, Istogut, Junikut, Klinës, Pejës;

Afati Kohor: 2023

Financimi: SIDA

Vendndodhja: Rajoni Ekonomik Perëndimor: Komuna e Deçanit, Komuna e Gjakovës, Komuna e Istogut, Komuna e Junikut, Komuna e Klinës, Komuna e Pejës;

Objektivat Kryesore të Projektit

  • Zhvillimi i një identiteti vizual të unifikuar për rajonin e Dukagjinit;
  • Forcimi i brandimit rajonal për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore;
  • Rritja e dukshmërisë së turizmit përmes një identiteti koheziv;
  • Mbështetja e bizneseve lokale, artizanëve dhe organizatave kulturore;

Rezultatet Kryesore të Projektit

  • Një markë e dallueshme rajonale që përfaqëson trashëgiminë dhe identitetin e Dukagjinit;
  • Njohje më e madhe e aseteve kulturore dhe natyrore të rajonit;
  • Bashkëpunim më i fortë midis komunave për promovimin e turizmit;
  • Mundësi më të mëdha ekonomike për zanatet, artet dhe bizneset lokale;

Latest Posts