Punëtoria për hartimin e Programit Afatgjatë Muzeor të Muzeut të Nënës Terezë

Punëtoria për hartimin e Programit Afatgjatë Muzeor të Muzeut të Nënës Terezë po vazhdon të mbahet në Prizren. Qëllimi i punëtorisë është zhvillimi i strategjisë dhe planit të veprimit të muzeut, përcaktimi i objektivave dhe aktiviteteve kyçe, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve lokalë dhe institucioneve kulturore. Pjesëmarrësit po punojnë për krijimin e një […]
Kampi Rinor dyditor për Trashëgimi Kulturore

Të shtunën përfundoi Kampi Rinor dyditor për Trashëgimi Kulturore, ku të rinjtë patën mundësi të mësonin, të diskutojnë dhe të angazhoheshin aktivisht për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në komunitetet e tyre. Dita e dytë e kampit fokusohej mbi rolin e komunitetit dhe institucioneve në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Aktivitetet nisën me prezantimin e përfaqësuesve të […]
Kampi Rinor për Trashëgimi Kulturore bashkon nxënësit nga katër komunat e Kosovës

Dje nisi Kampi Rinor për Trashëgimi Kulturore, ku rreth 50 nxënës të shkollave të mesme nga katër komuna të Kosovës, nga komunitete të ndryshme, u bashkuan për të mësuar dhe diskutuar mbi trashëgiminë kulturore. Gjatë ditës, të rinjtë patën mundësi të dëgjojnë disa prezantime dhe ligjërata mbi tema të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Pas çdo […]
CHwB Kosova organizon serinë e punëtorive mbi Njohjen dhe Vlerësimin e Peizazhit Kulturor në Shkodër, Lëpushë, Drenoc dhe Gjakovë

CHwB Kosova përfundoi me sukses një seri 6-ditore punëtorish mbi temën “Njohja dhe Vlerësimi i Peizazhit Kulturor,” me sesione të mbajtura në Shkodër, Lëpushë, Drenoc dhe Gjakovë. Punëtoritë mblodhën së bashku 25 pjesëmarrës, duke përfshirë profesionistë të trashëgimisë, përfaqësues të komuniteteve lokale dhe studiues, të cilët ishin të gatshëm të fitojnë njohuri më të mëdha […]
THIRRJE PËR DIASPORË – VERA E ZEJEVE

Me datat 1, 3 dhe 3 gusht do të mbahen punëtoritë që kanë për qëllim mësimin e zejeve tradicionale: Punimi i veshjeve tradicionale të Dukagjinit; Zanati i plisaxhiut – Qeleshepunuesit; Destilimi i rakisë dhe likerit me erëza të tokës tonë. Thirrja është e hapur për të rinjtë nga diaspora që dëshirojnë ti shtojnë edhe një […]
Njihuni me Ligjëruesit – HERITAGE LAB 2019 “RIGJENERIMI I URËS SË TABAKËVE NË GJAKOVË DUKE U BAZUAR NË ART”

Në këtë edicion të Heritage Lab, përgjatë 12 ditëve, studentët do të mund të marrin njohuri në fushën e trashëgimisë kulturore dhe artit të muraleve duke qenë pjesë e një projekti rixhenerimi të monumentit të mirënjohur – Ura e Tabakëve në Gjakovë, nëpërmjet ligjëratave, hulumtimit dhe punës praktike të udhëhequr nga ekspertë të ndryshëm. NJIHUNI […]


