Aktiviteti Kryesor: Themelimi i Forumeve të Trashëgimisë Kulturore Lokale (LCH); Bashkëpunimi Rajonal; Restaurim.
Partnerët: Balkan Pro Europe, Maqedonia e Veriut;
Përfituesit Kryesor: Anëtarët e 6 Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore; Qeveritë lokale dhe departamentet kulturore; Komunitetet në komunat përkatëse; Të rinjtë dhe studentët; Turistët dhe vizitorët
Afati Kohor: 2018 – 2020
Financimi: Bashkimi Evropian
Vendi: Kosovë: Komuna e Vitisë, Komuna e Hanit të Elezit, Komuna e Kamenicës; Maqedonia e Veriut: Komuna e Tearcës, Komuna e Gazi Babës, Komuna e Kumanovës.
Objektivat Kryesore të Projektit
- Të krijojë kushte për angazhim gjithëpërfshirës të përfaqësuesve institucionalë dhe të OSHC-ve, përmes themelimit të Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (LCHF) në komunat partnere të rajonit ndërkufitar
- Të inkurajojë komunikimin, të rrisë besimin dhe të nxisë nismat njerëz-për-njerëz në rajonin ndërkufitar duke mbështetur veprime të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Rezultatet Kryesore të Projektit
- Ngritja dhe funksionalizimi i Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në 6 komuna përkatëse nga rajoni ndërkufitar;
- Komunikimi, bashkëpunimi dhe kapacitetet e përmirësuara të 6 Forumeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore përmes përpjekjeve të përbashkëta të partneriteteve ndërkufitare;
- Zbatimi i 6 projekteve të orientuara drejt komunitetit për rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit


