Erërat e gjellëve të harruara Prizrenase

Erërat e ushqimeve të ngrohta, që bashkë me fjalën e ngrohtë, krijojnë atmosferë të lumtur dhe sjellin shumë të qeshura e lot ngazëllimi në mjediset shoqërore dhe në natyrë , përcillen me cicërimat e zogjve…. Një atmosferë e tillë e rrethoi edhe këtë projekt. Ky projekt, së bashku me këtë atmosferë të krijuar, më kthyen në fëmijëri. Më kujtohet kur të gjithë fëmijët mblidheshim në oborrin e gjyshes sime. Ajo gatuante në enët e vjetra dhe gatimin e përcillte me biseda të këndshme dhe me tregime mahnitëse. Po më mahnitëse ishin gatesat që bënte ajo. Ne ishim ulur rreth sofrës së vjetër në oborr dhe ishim bërë sy e vesh për të dëgjuar se çfarë thoshte, por na mbaronte durimi kur gatesat që përgatiste gjyshja na ngacmonin me erërat e këndshme të tyre. Kur kjo erë e këndshme e gatesave të ngrohta bashkohej me fjalët plotë ngrohtësi të gjyshes, humbte durimi dhe zgjatnim duart për t’i marrë ashtu, ende të papërfunduara. Nuk kishim durim të prisnim derisa të
ftohej byreku i sapo nxjerrë nga furra. Njëzet vite më vonë, në kohën e internetit dhe ushqimit të shpejtë, ndjeva
nevojën për t’iu rikthyer kulturës së vjetër të gatimit, e cila shoqërohej me
dashurinë për atë kohë dhe për ato gatesa.

Erërat e gjellëve të harruara Prizrenase

Latest Posts